TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme për Sali Berishën e cila u shty, ka shkuar në burgun 313 për të takuar kreun e PL-së Ilir Meta, i cili është transferuar aty që prej ditës së djeshme.
Gjokutaj ka deklaruar se po përgatit ankimin për në gjykatën e Apelit të Posaçëm, të cilin pritet ta dorëzojë ditën e sotme ose të premten.
Dje u zhvillua edhe seanca maratonë ku kreut të PL-së iu konfirmua masa e sigurisë “arrest në burg”, deputetes Monika Kryemadhi iu konfirmua masa “detyrim paraqitje”, Piro Xhixhos “arrest në shtëpi” dhe Ema Çokut po ashtu “detyrim paraqitje”. Në pjesën e parë të seancës së djeshme ka pasur dhe një debat të fortë mes Metës dhe kryeprokurorit Altin Dumanit. Raportohet se ish-presidenti i Republikës ka përdorur edhe fjalor fyes ndaj Dumanit./Radar.al


