Së fundmi ish-presidenti Ilir Meta, ka befasuar me vendimin e tij.
Burimet bëjnë me dije se ish-presidenti vendosi të heqë dorë nga transferimi i tij pranë burgut të Fierit.
Shkaku i tërheqjes nga kërkesa fillestare mbeten takimet e shpeshta me fëmijët e tij, anëtarët e familjes, avokatin e tij mbrojtës dhe zyrtarët e Partisë së Lirisë.
Ky vendim erdhi pasi transferimi i kreut të Partisë së Lirisë në burgun e Fierit do të sillte më tepër angazhim në kohë për personat që do ta vizitonin për shkak të largësisë.
Më parë Meta kërkoi të transferohej në burgun e Fierit, për t’iu bashkuar ish-deputetit të Partisë Demokratike,Ervin Salianji.
Ju kujtojmë se Meta u vu në pranga më 21 tetor 2024 nga Policia me urdhër të SPAK, gjatë një aksioni policor, ndërsa po kthehej nga Kosova.
Meta gjithashtu ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë që caktoi masën e sigurisë arrest në burg, duke bërë kërkesë për lirimin e tij nga qelia.
Gjyqtarja që pritet të shqyrtojë ankimimin sipas shortit mësohet të jetë Igerta Hysi.
LEXO EDHE:
“Ilir Meta ka kërkuar palestër në burg”. Ish-presidenti thyen heshtjen
“Anulova intervistën në 2013″/ Artur Zheji: Ilir Meta e kishte ekzagjeruar me pijen


