Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump miraton marrëveshje bërthamore 30-vjeçare me Arabinë Saudite

    Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 100 mijë hektarë të djegur. Sanchez: Duhet më shumë investim për emergjencat klimatike

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ilir Meta, nga revolta e Poliçanit në burgun 302

    November 10, 2024
    Ilir Meta, nga revolta e Poliçanit në burgun 302
    Ilir Meta

    TIRANË– Në 33 vite në politikën shqiptare Ilir Meta dhe pse i vendosur disa herë nën akuzat për korrupsion, destabilizim të rendit dhe sigurisë, ia ka dalë të shndërrohet nga një student i fakultetit të ekonomisë në një “kingmaker”. Ka diktuar rrjedhën e politikës, ka zgjedhur kryebashkiakë të Tiranës, dy herë kryeministër, një herë kryetar parlamenti, dhe një herë president për të përfunduar i arrestuar, në betejën e tij të radhës me drejtësinë.

    Një nga tre politikanët më me ndikim në tre dekadat e fundit, Ilir Meta, u arrestua mesditën e së hënës më datë 21 tetor 2024, në afërsi të “Kthesës së Kamzës”, një arrestim ky që ngriti pikëpyetje mbi respektimin e të drejtave të njeriut. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është e bindur se provat që ka gjetur në telefonin celular të përdorur nga Monika Kryemadhi përgjatë viteve 2013-2015 dhe disa dëshmi dhe transaksione të ndryshme bankare implikojnë çiftin Meta-Kryemadhi në korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.

    Tre dosjet komprometuese që SPAK plotëson pazëllin e trekëndëshit politikë-biznes-krim në afera të dyshuara korruptive.

    Me vendim të Gjykatës, Meta është lënë në masë sigurie ‘burg pa afat’, ndërsa ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ka detyrimin që një herë në muaj të paraqitet para prokurorëve special.

    Avokati mbrojtës Genc Gjokutaj, deklaroi për mediat se akuzat janë të pabazuara dhe arrestimi është bërë për qëllime politike.

    Politikanë të tjerë opozitarë e cilësuan veprimin si një sulm politik nga kryeministri Edi Rama ndaj opozitës.

    Prokuroria e Posaçme në një njoftim publik deklaroi se Ilir Meta e Monika Kryemadhi, në bashkëpunim mes tyre dhe me funksionarë të tjerë publikë, dyshohet se kanë kryer korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurish në një seri episodesh, që nisin nga afro 15 vjet më parë.

    Hetuesit e kanë ndarë hetimin në 3 dosje për të cilat ata dyshojnë në përfshirjen e Metës dhe Kryemadhit në afera korruptive.

    Credit: LSA – Ilir Meta në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

    Fillimisht është çështja “CEZ/DIA”, një marrëveshje okulte e lidhur në vitin 2010 mes kompanisë CEZ Shpërndarje dhe “Debt International Advisory” LTD, e njohur me iniciale ‘DIA’. Kompania përfaqësohej nga Kastriot Ismailaj i dënuar me 11 vite burgim për këtë aferë, prej disa muajsh i liruar.

    Dosja e dytë, e cila përbën edhe provat më të mëdha për implikimin kryesisht të Monika Kryemadhit dhe më pas Ilir Metës, është ndikimi i tyre për dhënien me koncesion në shtrimin e fibrave optike kompanisë “Unifi Holdings INC”, dega Shqipëri, me përfaqësues biznesmenin shqiptari-amerikan, Adrian Shatku.

    Kjo kompani pasi fiton dy tendera të rëndësishëm për shtrimin e kabllove optikë dhe interkonjeksionin e thirrjeve telefonike ndërkombëtare, kthehet në “donator kryesor” si për familjen Meta, ashtu edhe për LSI-në. Kompania sipas prokurorëve është në kontrata lobimi në SHBA për llogari të partisë së drejtuar Ilir Meta.

    Lidhja politikë-biznes vijon në një hetim tjetër nga SPAK që arrin në përfundimin se Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë përfshirë në të paktën një rast në hartimin e një “ligji preferencial” në shërbim të biznesmenit Samir Mane, e ky i fundit si shpërblim u ofron një vilë banimi, që gjithsesi nuk u finalizua.

    E ndërsa prokuroria pretendon se në faktet e gjetura vërtetohen përfshirja e çiftit Meta – Kryemadhi në korrupsion dhe fshehjen e të ardhura, opozita ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve, për të marrë pjesë në protesta, pasi sipas saj prangosja e kryetarit të Partisë së Lirisë është për motive politike.

    Por krejt të kundërtën deklaron departamenti amerikan i shtetit.

    “Jemi në dijeni të arrestimit. Ju referojmë tek autoritetet shqiptare për detaje të mëtejshme në lidhje me rastin. Shtetet e Bashkuara mbështesin përparimin e Shqipërisë drejt sundimit të ligjit, përfshirë përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”, shprehet një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës.

    Ndërsa analistë të zhvillimeve politike në vend kanë komentuar se arrestimi i Ilir Metës është një mesazh i drejtësisë se nuk do të ketë më në Shqipëri individë të paprekshëm dhe as pasuri të paverifikuara./SHTEG.org

    Arrestohet Ilir Meta burgu 302 ilir meta revolta e Poliçanit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump miraton marrëveshje bërthamore 30-vjeçare me Arabinë Saudite

    July 22, 2026

    Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 100 mijë hektarë të djegur. Sanchez: Duhet më shumë investim për emergjencat klimatike

    July 22, 2026

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    July 22, 2026

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.