Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump miraton marrëveshje bërthamore 30-vjeçare me Arabinë Saudite

    Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 100 mijë hektarë të djegur. Sanchez: Duhet më shumë investim për emergjencat klimatike

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 100 mijë hektarë të djegur. Sanchez: Duhet më shumë investim për emergjencat klimatike

    July 22, 2026

    Spanja po përballet me një sezon zjarresh të përmasave të mëdha, me dhjetëra vatra ende aktive dhe mijëra hektarë pyje të shkatërruara nga flakët.

    Sipas autoriteteve, që nga fillimi i vitit janë regjistruar katër herë më shumë zjarre të mëdha krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri më tani, flakët kanë përfshirë mbi 100 mijë hektarë tokë, një sipërfaqe që përkon me mesataren vjetore të tokës së djegur në Spanjë gjatë dhjetë viteve të fundit.

    Kryeministri Pedro Sanchez vizitoi një nga zonat më të prekura për të parë nga afër situatën dhe për të falënderuar ekipet e emergjencës të angazhuara në shuarjen e zjarreve. Gjatë vizitës, ai theksoi nevojën për bashkëpunim politik dhe rritjen e investimeve në parandalimin e fatkeqësive që lidhen me ndryshimet klimatike.

    “Deri tani këtë vit kemi regjistruar katër herë më shumë zjarre të mëdha se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Mbi 100 mijë hektarë tokë janë djegur në të gjithë vendin, një shifër që përkon me mesataren vjetore të dekadës së fundit”, deklaroi Sanchez.

    Kryeministri u bëri thirrje forcave politike të lënë mënjanë përplasjet partiake dhe të bashkëpunojnë për përballimin e asaj që ai e cilësoi si një kërcënim të përbashkët.

    “Emergjenca klimatike kërkon veprime konkrete. Nuk mjafton vetëm të shuajmë zjarret, por duhet të investojmë gjatë gjithë vitit në masa parandaluese, ndërgjegjësim dhe politika që zbusin ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe forcojnë aftësinë tonë për t’u përshtatur”, u shpreh ai.

    Ndërkohë, autoritetet spanjolle vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të vatrave, ndërsa temperaturat e larta, era e fortë dhe thatësira po e bëjnë edhe më të vështirë punën e zjarrfikësve. Edhe Franca po përballet me zjarre të mëdha, të favorizuara nga vala e të nxehtit që ka çuar temperaturat mbi 40 gradë Celsius.

    Sanchez spanjë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump miraton marrëveshje bërthamore 30-vjeçare me Arabinë Saudite

    July 22, 2026

    Zjarret përfshijnë Spanjën, mbi 100 mijë hektarë të djegur. Sanchez: Duhet më shumë investim për emergjencat klimatike

    July 22, 2026

    Ukraina godet sërish Wildberries, një viktimë pas sulmeve me dronë në Rusi

    July 22, 2026

    Punësuan në mënyrë të paligjshme si agjent Muçi Shaljanin, dënohen me 1 vit shërbim prove ish-zyrtarët e AMP

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.