Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ilir Meta: Urdhri për arrestimin tim ka ardhur nga disa…

    November 7, 2024

    Ilir Meta ka folur nga burgu 313 ku ndodhet prej më shumë se dy javësh. Privimi i lirisë i ka krijuar një rutinë të re kryetarit te Partisë së Lirisë brenda 4 metrave katrorë të dhomës së paraburgimit, nga ku thotë se do dalë më i fortë.

    Ai ndër të tjera thotë se urdhri për arrestimin e tij ka ardhur nga disa drejtime.

    Ju thoni se urdhri për arrestimin tuaj ka ardhur nga kryeministri Rama, në rast se ju do të ishit në vendin e tij, do ta jepnit “OK” për një arrestim në atë mënyrë të kundërshtarit tuaj politik? 

    Meta: Urdhri për arrestimin tim ka ardhur nga disa drejtime por ekzekutori sigurisht është Rama me Dumdumanët e tij. Interesi për burgosjen time është i mafias ndërkombëtare që kontrollon Edi Ramën dhe realizon interesat e saj dhe përfitimet e jashtëzakonshme në kurriz të popullit dhe kombit tonë.

    Ky arrestim është një goditje ndaj opozitës së vërtetë por edhe ndaj sovranitetit të popullit shqiptar dhe shtetit tonë.
    Ky arrestim është një goditje ndaj zgjedhjeve të lira e konkurruese, siç është prej një viti edhe arresti në shtëpi i liderit të Partisë Demokratike, z.Berisha apo edhe Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, etj.Ky arrestim u intereson të gjithë atyre që duan të mbyllin në heshtje një nga aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, siç është çështja e Detit ku Edi Rama në mënyrë të vetëdijshme ka shkallmuar interesat sovrane të vendit në interes të palës tjetër duke dhunuar Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Po kështu përmes këtij arrestimi synohet të forcohet varësia e Shqipërisë ndaj faktorëve malinj rajonalë dhe në dëm të Kosovës.
    Ky arrestim ishte edhe hakmarrje për atë çmontim që i bëra botërisht e sidomos në Komisionin e Venecias demagogjisë për Drejtësinë e Re që polli vetëm Dvoranë dhe Dumanë në shërbim të Partisë.

    ilir meta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.