Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulme me bomba artizanale tronditin Selanikun, një grua humb jetën dhe disa të plagosur

    Caktohet data e aktgjykimit për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin – vendimi më 16 shtator

    Padova/ Në pranga 21-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron qindra doza ko*aine dhe mijëra euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    “Kush ndot lumin Osum do të ndëshkohet”, Dashnor Sula mbledh inspektoriatet në Berat: Tolerancë zero ndaj dëmtimit të mjedisit

    July 1, 2026
    "Kush ndot lumin Osum do të ndëshkohet", Dashnor Sula mbledh inspektoriatet në Berat: Tolerancë zero ndaj dëmtimit të mjedisit

    Me sezonin turistik që ka nisur dhe me pritshmëritë për një numër të lartë vizitorësh në Berat, Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula ka mbledhur drejtuesit e inspektoriateve rajonale për të kërkuar kontrolle më të forta në terren.

    Në takim morën pjesë drejtues të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), si edhe të strukturave të tjera në varësi.

    Sipas Sulës, objektivi është parandalimi dhe përballimi në kohë i çdo problematike që mund të shfaqet gjatë muajve të verës, kur Berati pret një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.

    Një vëmendje e veçantë, sipas tij, do t’i kushtohet sigurisë ushqimore. Ai kërkoi që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të intensifikojë kontrollet në restorante, bujtina dhe në çdo subjekt që ofron shërbime ushqimore, me qëllim garantimin e standardeve për konsumatorët.

    Po ashtu, në gatishmëri do të jenë edhe inspektoratet e higjienës dhe të shëndetësisë, me fokus mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e ndotjes së lumit Osum.

    “Kushdo subjekt që ndot lumin Osum apo mjedisin do të përballet me masa të rrepta administrative dhe gjoba, nëse nuk respekton normat ligjore për mbrojtjen e mjedisit”, deklaroi Sula.

    Ai theksoi se lumi Osum është një pasuri që u shërben të gjithë qytetarëve dhe se aktiviteti ekonomik duhet të zhvillohet duke respektuar rregullat për mbrojtjen e mjedisit.

    “Subjektet do të vazhdojnë punën dhe aktivitetin ekonomik, por brenda të gjitha rregullave për mbrojtjen e mjedisit. Do të kërkoj një raport të veçantë për dëmtimin, në mënyrë që të parandalohen situata që kanë ndodhur shpesh në qarkun e Beratit”, u shpreh ai.

    Kryeinspektori i Përgjithshëm bëri të ditur gjithashtu se u ka kërkuar të gjitha institucioneve në varësi raportime të detajuara për problematikat e konstatuara në terren. Sipas tij, një nga çështjet që kërkon vëmendje mbetet dëmtimi i mjedisit nga aktiviteti i subjekteve që ushtrojnë nxjerrjen e pllakave të gurit dekorativ në malin e Tomorrit.

    “Masakra që është bërë përgjatë 35-36 viteve në qarkun e Beratit sa i përket gurit dekorativ.. ne jemi të vendosur t’i ndalim dhe ju garantoj që për të gjithë lumenjtë e Shqipërisë po përgatisim një plan strategjik afatgjatë për mbikqyrjen kontrollin dhe disiplinimin e tyre. Për sa kohë unë do jem në krye të Inspektoratit, do të jemi të vendosur për tolerancë zero në dëmtimin e mjedisit” tha ai. 

    Kryeinspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula mbledh inspektoriatet në Berat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulme me bomba artizanale tronditin Selanikun, një grua humb jetën dhe disa të plagosur

    July 1, 2026

    Caktohet data e aktgjykimit për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin – vendimi më 16 shtator

    July 1, 2026

    Padova/ Në pranga 21-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron qindra doza ko*aine dhe mijëra euro

    July 1, 2026

    Foto/ Propozim për martesë në majën e Empire State Building, çifti shpalos edhe një mesazh për paqen

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.