Këngëtarja Orinda Huta ka ndarë një moment shumë personal gjatë paraqitjes së saj në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli hapur për humbjen e babait dhe boshllëkun që ka lënë mungesa e tij.
Ajo tregoi se do të kishte dashur të kishte më shumë kujtime të fotografuara me familjen, duke shtuar se pikërisht kur njeriu ka nevojë për këto momente, ato mungojnë.
“Mungesa e babit është shumë e madhe,” – u shpreh Orinda, duke theksuar se ai e kishte rritur atë dhe motrën me një energji shumë pozitive dhe me vlera pune. “Ka bërë një punë të shkëlqyer me mamin. Ai është përpjekur të na japë kujdes, mirënjohje dhe një frymë të mirë,” – shtoi ajo.
E pyetur se çfarë do t’i thoshte të atit nëse do ta kishte përballë edhe një herë, Orinda u emocionua:
“Nuk do t’i thosha asgjë tjetër… veçse që e dua shumë.”


