Altin Erindi, mjek sportiv përshkruan se cila nga dhimbjet e kokës nuk duhet neglizhuar.
“Varianti më i rrezikshëm dhimbja e njërit sy, sepse do të thotë që mund të kesh një zonë me të vërtetë të rrezikshme që mund të kalosh në rezonancë, ky është rast i veçantë. Ky është më i veçanti me i komplikuari dhe më i vështiri ndërsa të tjerat janë të gjitha të kontrollueshme
Migrena është dhimbja në gjysmën e kokës dhe është çrregullimi ndaj temperaturave, por kalon me një qetësues menjëherë
Dhimbje që vjen nga qafa (dhimbja në zonën e ballit), shkaktohet nga dëmtimet nga kraharori që ndikojnë edhe në funksionin e zemrës, dalin në sipërfaqe fijet nervore
Dhimbja e sinusit është e komplikuar sepse duhet të kontrollohesh nëse janë dhimbje se ka bllokazh të sinusit, ka raste që kanë ndryshime të temperaturave, janë më të komplikuara”, tha ai në emisionin “Në shtepine tone”.


