TIRANË– Na ndajnë vetëm 4 ditë nga data e Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit, ndërkohë duket se këto ditë kanë sjellë edhe disa ndryshime në mënyrën se si partitë politike dhe kandidatët po bëjnë fushatë në rrjetet sociale.
Sipas Skyëeb.al, që ka realizuar një pasqyrë të shpenzimeve javën e kaluar, ndërkohë që të dhënat ndryshojnë këtë javë, ku Partia Demokratike ka nisur të shpenzojë shuma të mëdha parash për të çuar mesazhin e saj te qytetarët përmes platformës META.
Partia Demokratike është duke shpenzuar mesatarisht nga 2.200 deri në 2.500 dollarë në ditë gjatë javës së fundit (28 prill – 04 maj), sipas të dhënave zyrtare të rifreskuara sëfundmi nga platforma META.
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj renditet i dyti gjatë kësaj jave duke shpenzuar rreth 5 900 dollarë, ndërsa është ngjitur ndjeshëm Pëllumb Seferi i Koalicionit Euroatlantik me 4 500 dollarë të shpenzuara gjatë javës së fundit. Ndërkohë, vërehet një ndryshim në strategji për Jorida Tabakun, e cila javën e shkuar renditej në vend të dytë.
Tabaku një njëfarë mënyre ka hequr dorë nga reklama në META dhe është fokusuar në intervista të paguar në studiot më të rendësishme në vend si edhe banera nëpër portale.
Skyweb.al ka paraqitur në grafikë shpenzimet sipas kandidatëve si edhe sa është shpenzuar vetëm gjatë një ditë sipas qarqeve të vendit, ku vërehet se ka “betejë” në Elbasan, Durrës dhe Vlorë./skyweb.al


Festojnë datëlindjen të dy në një ditë, urimi i Arbanës për Eduartin: Dashuri…
“Rama ik”/ Kryeministrit i ndërpresin fjalimin në Krujë: Vdeksha për ty, rrofsh o hudhër
Adoleshenti i zhdukur prej 3 javësh, e ëma kërkon ndihmë nga policia
Giro d’Italia zë sheshin Skëndërbej/ PS zbret te fusha e Parkut Olimpik për mitingun përmbyllës


