Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë paraditen e të mërkurës të gjithë kryebashkiakët e vendit.
Ky takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD.
Fokusi i takimit do të jetë sezoni turistik, por gjithashtu do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’u kalojë bashkive.
Kujtojmë se edhe vitet e shkuara, gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.