Site icon Informohu siç duhet

Konflikti mes të rinjve në Lezhë/ 2 të arrestuar, 4 të tjerë në kërkim

Konflikti mes të rinjve në Lezhë/ 2 të arrestuar, 4 të tjerë në kërkim

LEZHË– Janë zbuluar detaje të reja nga policia që çojnë në zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme në Lezhë. Identifikohen shtetasit e përfshirë në konflikt, dy prej tyre janë arrestuar ndërsa  katër shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë , Njësia Shkodër,  ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur, mesditën e datës 11.04.2025, në qytetin e Lezhës.

Fillimisht u raportua për një përplasje fizike mes dy shtetasve, por pas hetimeve të thelluara, kqyrjes së pamjeve filmike dhe grumbullimit të provave, veprimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes dhe identifikimi i të gjithë personave të përfshirë në një konflikt për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i dy shtetasve, të dy banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë:

* F. Gj., 34 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;

* E. N., 37 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe u shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Prishja qetësisë publike”, shtetasit: R. M., 20 vjeç, banues në Tale, K. N., 20 vjeç, A. D., 15 vjeç dhe A.M., 17 vjeç.

Më datë 11.04.2025, në orën 12:02, në qytetin e Lezhës, shtetasit F. Gj., dhe E. N., kanë goditur me mjete të forta shtetasin R. M., ku më pas shtetasi R. M., bashkë me tre shokët e tij, (të 4 të shpallur në kërkim) kanë goditur me automjet shtetasin F. Gj., dhe më pas e kanë goditur me mjete të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Policia e Lezhës vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

Zbulohet “skenografia” e PS në çeljen e fushatës, ‘krijohen’ 12 yjet në flamurin e BE

“Për hajër”/ Rama ndan videon teksa vesh atletet me numrin 5: Fillon maratona

Asnjë logo e PS/ Sheshi mbushet me flamujt e Shqipërisë dhe BE

“Tirana, motori i zhvillimit të Shqipërisë”/Manastirliu: Çdo shqiptar e ka bërë zgjedhjen

Lezha ‘shkëlqen’ me Lahutën e Malësisë dhe poezinë së Fishtës, Manja kërkon 4 mandate

Shalsi nga fushata e PS: Rama ka çuar ujësjellësin edhe në Viçidol të Tropojës

Nga suksesi në Dibër me rrugën e Arbrit/ Balluku: Në Fier do marrim 11 mandate

“Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’

“Sot nis e përpjeta e fundit drejt Evropës”, Rama: Ta fitojmë bastin historik për Shqipërinë në BE

Rama sulmon opozitën: S’do humbasim për mustaqet e Kujtim Gjuzit

Exit mobile version