TIRANË– Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej”, ku çdo drejtues qarku mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetës. Ndërkohë Eduart Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit u shpreh se PS ka transformuar Kukësin, Hasin e Tropojën, u shpreh se “Edi Rama ka çuar ujësjellësin deri në Viçidol”, fshat ky ku ka lindur kreu i PD, Sali Berisha.
“Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, është zemër, është histori, është traditë. Ne i përshëndesim edhe atyre tropojanëve dhe hasianëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar një mikpritje për vëllezërit dhe motrat kosovare. Unë jam mirënjohës për pritjen që kanë bërë dhe jam me barrë përgjegjësie për të drejtuar këtë qark. Nga Tropoja, Hasi, Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaja mend si e kisha para Kukësin vite më parë, baltë. Shkova pas disa vitesh në Tropojës dhe nuk e njoha. Madje mësova se edhe në Viçidol ujësjellësin e kishte çuar Edi Rama.”-tha Shalsi./Radar.al
Asnjë logo e PS/ Sheshi mbushet me flamujt e Shqipërisë dhe BE
“Tirana, motori i zhvillimit të Shqipërisë”/Manastirliu: Çdo shqiptar e ka bërë zgjedhjen
Lezha ‘shkëlqen’ me Lahutën e Malësisë dhe poezinë së Fishtës, Manja kërkon 4 mandate
Nga suksesi në Dibër me rrugën e Arbrit/ Balluku: Në Fier do marrim 11 mandate
“Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’


