TIRANË– Kryeministri Edi Rama njëkohësisht edhe kreu i PS-së, e nisi fjalimin e tij në hapjen e fushatës elektorale më ftesën për të votuar PS, pasi sipas tij është mundësia e vetme që Shqipëria të antarësohet në Bashkimin Europian.
“Ne dhe askush tjetër kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për tu lidhur me cdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten qytetarë të barabartë të Evropës. Prandaj dhe është krejt ndryshe nga herët e tjera, mbledhja jonë sot këtu. Këtu në këtë shesh, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes stoik, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë së shqiptarëve. Ne kemi shansin për të hedhur hapin përfundimtar drejt bashkimit me BE dhe ndarjes pa kthim nga Azia. Për ne sot këtu nis e përpjeta e fundit drejt e Evropës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë, 11 maji, e afër sa 30 mëngjese, me pas është vetëm një mandat, i gjatë sa 4 vjet për ta fituar bastin historik me Evropën për Shqipërinë dhe me Shqipërinë për Evropën.”- u shpreh Rama./Radar.al
Rama sulmon opozitën: S’do humbasim për mustaqet e Kujtim Gjuzit
“Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’