TIRANË– Partia Socialiste ditën e sotme në orën 12:00 hapi fushatën elektorale me një organizim ku secili qark prezantohej me këngë e valle të zonës si dhe me një fjalim të shkurtër të secilit drejtuesi politik.
Megjithatë mes gjithë kësaj feste ka rënë nësy se në asnjë moment nuk shihet flamuri apo logoja e Partisë Socialiste, pasi kandidatët prezent dhe qytetarët shihen teksa mbajnë në duar vetëm flamurin e Shqipërisë dhe atë të Bashkimit Evropian.
Ky fokus i është dhënë pasi Edi Rama e ka theksuar me qindra herë se fokusi i kësaj fushate për Partinë Socialiste është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian./Radar.al
Çelja e fushatës/ Spiropali: Nga Tirana do të fillojë fitorja e PS!
Ja hodhi paq burgut/ “Hajde bos”, Rama hap fjalimin e tij me Noizy-n: Çunin problematik
“Kush është miu?”/ Rama ironizon LaCivita: Gjeti budallenj ‘Latifi’