TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se këta shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur.
Ndër të tjera në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej tyre tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.
Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.
Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim./Radar.al


