Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, së fundmi ka paralajmëruar se ky do të jetë ‘Dimri i Fundit’ për Shqipërinë.
Paralajmërimin Blushi e bëri përmes një postimi në rrjet, ku ai shfaqet së bashku me sekretarin Organizativ të PL-së.
Ky paralajmërim i Blushit vjen në një ditë të veçantë të njohur nga partitë e majta në Shqipëri, e cila është ‘Dita e Çlirimit’.
“Një përshëndetje së bashku me sekretarin për Organizimin në PL. Ne po shkojmë drejt Kukësit për të takuar strukturat e PL-së atje, por edhe për të paralajmëruar Dimrin e Fundit për Shqipërinë. Mirë u takofshim në Kukës”, tha Blushi.
LEXO EDHE:
“2025, fitore e padisukutuar e opozitës”/ Tedi Blushi: Arrestimi i Metës synon rrëmbimin e PL


