Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Buxheti 2025″/ Tedi Blushi: Rama po përgatitet për vjedhje, zhvati sakrificat e familjeve shqiptare

    November 11, 2024
    "Buxheti 2025"/ Tedi Blushi: Rama po përgatitet për vjedhje, zhvati sakrificat e familjeve shqiptare

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përgjatë konferencës së sotme për mediat foli mbi buxhetin e 2025 të cilin e vlerësoi si antisocial.

    Blushi u shpreh se qeveria po përgatitet për vjedhjen më të madhe në historinë e Shqipërisë.

    Më tej ai theksoi se Kosova me buxhet me 2.3 herë më të vogël se Shqipëria rrit pensionet 20% dhe pagat me 110 euro, ndërsa në vendin tonë ka zero fonde për indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët.

    Fjalimi i Plotë i Blushit

    Buxheti 2025 është antisocial. Kosova me buxhet me 2.3 herë më të vogël rrit pensionet 20% dhe pagat me 110 euro. Rama zero fonde për indeksim pagash dhe 170 lekë për pensionistët.

    Edi Rama dhe banda e “Rilindjes”, nëpërmjet buxhetit të vitit 2025, po përgatiten për vjedhjen më të madhe dhe më të përbindshme në historinë e Shqipërisë, të vendit me qytetarët më të varfër në të kontinentin.

    Nëpërmjet këtij buxheti tërësisht antisocial dhe antiqytetar, që thellon varfërinë dhe nxit shpopullimin dhe në anën tjetër shton korrupsionin skizofrenik, që ka zhvatur plot 8.2 miliard euro nga taksat, nga gjaku, mundi, djersa dhe sakrificat e shqiptarëve dhe bizneseve të ndershme, të pensionstëve dhe të familjeve në nevojë, Qeveria nuk parashikon t’ua kthejë me shërbime dinjitoze, me paga dhe pensione më të larta.

    Përkundrazi, ka parashikuar ose më mirë ka planifikuar që tani grabitjen e përbindshme nëpërmjet koncensioneve dhe PPP-ve korruptive, nëpërmjet inceneratorëve, mijëra tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta.

    Buxheti është instrument, për të garantuar rritjen e mirëqenies dhe për ta bërë më të mirë jetesën e shqiptarëve, të sigurtë, që garanton një sipërmarrje dhe zhvillim ekonomik më të fortë dhe më konkurrues.

    Por kur shohim këtë buxhet, nuk është një tjetër veçse një buxhet llokmash për oligarkët, dhe as thërrime nuk ngelin për qytetarët.

    Buxheti vjetor i Shqipërisë 8.2 miliard euro është 2.3 herë më i lartë se sa buxheti i Kosovës, 3.6 miliard euro. Por në Shqipëri, ndihma ekonomike, pagat dhe pensionet janë shumë herë më të ulëta se sa në Kosovë, sepse paratë e shqiptarëve shpërdorohen nga korrupsioni i shfrenuar qeveritar.

    Në buxhetin e vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar fondin prej 916.5 milionë euro për pagat, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku.

    Ndërkohë Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 ka parashikuar 0 fonde për indeksim të pagave nga rritja e çmimeve.

    100 milionë euro shtesë do të ndahen nga Qeveria e Kosovës për të mbuluar rritjen e pensioneve prej 20% që është miratuar tashmë. Ndërkohë në Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon rreth 170 lekë mbështetje në muaj për çdo pensionist.

    Jo vetëm 0 rritje por vitin e ardhshëm Qeveria antiqytetare e Edi Rama ka parashikuar ulje të fondeve për familjet me ndihmë ekonomike që jetojnë në një varfëri të tejskajshme. 0 fonde shtesë për kategorinë e të papunëve kur ndërkohë shtohet numri i të papunëve.0 fonde për shtresat në nevojë. Kjo Qeveri i urren shqiptarët e thjeshtë, shqiptarët e varfër dhe të ndershëm dhe është armike e interesit publik, prandaj ajo duhet të largohet një orë e më pare.

    Buxheti  i vitit 2025 mbetet buxheti me antisocial qe do te miratohje kjo mazhorance sepse ndersa nuk ka fonde te rritje te pagave dhe rritjen e pensioneve, nuk ka fonde shtese per rritjen e ndihmes ekonomike por perkundrazi ka ulje te tyre, si dhe ka ulje te fondeve per perkudesje social ka rritje marramandese te shpenzimeve te sherbimit te borxhit, te investimeve publike, te investimeve te PPP me mbeshtetje buxhetore, te projeteve te tjera PPP, si dhe rritje te shpenzimeve admistrative te lluksit.

     LEXO EDHE:

    Arrestimi i Kreut të PL-së/ Tedi Blushi: Meta e çmontoi në gjyq Dumanin

    Arrestimi i Metës/ Reagon sërish Tedi Blushi: Skenari për eliminimin fizik të ish-Presidentit dështoi

    Buxheti 2025 Tedi Blushi vjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndodh puthja e parë në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa i dorëzohen ndjenjave

    April 16, 2026

    “Alarm” në BBC, pritet të shkurtohen deri në 2.000 vende pune

    April 16, 2026

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 16, 2026

    Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.