Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kina ndan malet përgjysmë/ Ndërton një autostradë dhe urën më të lartë në botë

    August 2, 2025

    KINË– Kina sërish ka tërhequr vëmendjen me punën kolosale në infrastrukturë. Mediat e huaja kanë raportuar se në provincën Guizhou të Kinës, ku 92% e territorit përbëhet nga male, një projekt infrastrukturor mbresëlënës po transformon peizazhin përgjithmonë. Autostrada e re Guizhou Luan Expressëay kalon përmes vargmalëve duke çuar në një urë gjigande, aspak e përshtatshme për ata që kanë frikë nga lartësitë.

    Në vend të tuneleve të ngushta, kthesave të rrezikshme apo ngjitjeve të ngadalta, autoritetet kineze kanë zgjedhur një qasje drastike, të presin malet në mes. Puna ka përfshirë heqjen e majave, nivelimin e pengesave dhe ndërtimin e një rruge pothuajse të drejtë, që e kthen një ngjitje prej 70 minutash në një udhëtim ajror prej vetëm një minute.

    Kjo autostradë kalon në një terren të vështirë për t’u përshkuar, duke çuar në një tjetër mrekulli të inxhinierisë kineze: urën e kanionit Huajiang (Huajiang Canyon Bridge).
    Ura po ndërtohet dhe pritet të përfundojë në fund të vitit 2025. Kur të jetë gati, do të jetë ura më e lartë në botë, me një lartësi marramendëse prej 625 metrash mbi kanion, aq lart, sa që Kulla Eiffel do të zhdukej poshtë saj.
    Me një gjatësi prej 2.889 metrash dhe gjerësi 1.420 metra, ura pezull do të mbështetet në kulla aq të larta sa edhe më të guximshmit do të ndjenin marramendje. Deri tani janë përdorur mbi 49.000 ton çelik, ndërsa ndërtimi po bëhet me vinça të kontrolluar nga GPS dhe sensorë ere.

    Ura do të lidhë fshatra të largëta me qytetet kryesore, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke lehtësuar aksesin në zona që dikur ishin pothuaj të paarritshme. Ndërkohë, projekti pritet të shndërrohet edhe në një atraksion turistik, me plane të ardhshme që përfshijnë korridore xhami, sporte ekstreme dhe aktivitete të tjera tërheqëse për vizitorët./Radar.al

    Dua Lipa publikon mesazhin emocionues pas performancës në Sunny Hill Festival

    Stresi i papunësisë pas universitetit bën që i riu të pl*gos nënën. 48-vjeçarja drejtoreshë shkolle

    Kina
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026

    Studimi: Solarët dëmtojnë ADN-në dhe trefishojnë rrezikun për melanomë

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.