TIRANË– Seanca plenare ka nisur këtë të hënë me debate në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës.
Opozita kërkon që në seancë të marrë pjesë ministrja e energjisë, Belinda Balluku, pasi sot në kuvend po shqyrtohet projektligji për eficencën energjetike të ndërtesave.
Deputetët demokratët kërkojnë me ngulm prezencën e Ballukut në kuvend, pasi sipas tyre ajo duhet të japë llogari.
Në replikën e tij ministri Taulant Balla ironizoi kërkesat e opozitës.
“Zotrote ke qenë ca kohë në qeveri te drejtuar nga Edi Rama në fakt. Është e kotë që harxhoni energji edhe pse po flasim për një ligj për eficëncën energjetike, se u morët 30 minuta pse u shty seanca nga të enjten të hënën, ksi lloj hallesh paçi gjithmonë..na lini të vijojmë me prezantimin sepse s’kemi energji për të humbur kot.”- tha Balla./Radar.al
Rezart Veleshnja zbulon prapaskenat në “Portokalli”: Kam kapur dy aktorë në një moment intim


