TIRANË– Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja ka qenë i ftuar sëfundmi në një intevistë tek Andale. Teksa ka folur për jetën dhe karrierën e tij është ndalur edhe tek eksperienca si dhe disa momente të veçanta nga puna në “Portokalli”
Ai nuk hezitoi të ndante një episod që, sipas tij, ka ndodhur brenda ambienteve të emisionit. Veleshnja u shpreh se ka qenë dëshmitar i një situate intime mes dy aktorëve të njohur të kastit.
“Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet.”- tha ai.
Por aktori vendosi të mos zbulojë emrat e të përfshirëve, duke theksuar se një veprim i tillë mund të kishte pasoja për jetët personale të tyre.
“Nuk jau them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja.”- u shpreh ai./Radar.al


