Ditën e sotme kryedemokrati Berisha është dakordësuar me reagimin e kryeminsitrit Edi Rama, kundra kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve për rritjen e pagave të tyre.
Në një konferencë për mediat, ditën e sotme Berisha u shpreh se e pagat e gjyqtarëve sot janë më të lartat në Ballkan.
“Prokurorët dhe gjykatësit në Shqipëri paguhen më shumë se kolegët e tyre në Ballkan dhe njësoj me ata në disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. Në qoftë se gjeni një qytetar që u thotë se po më ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni. Sot ryshfeti ka marrë përmasat më gjigante në historinë e shtetit”, tha Berisha.
Duke mos përmendur emra, kryedemokrati, iu referua akuzave të bëra gjatë kohës që President ishte Bamir Topi dhe nënkryetar i KLD-së, Kreshnik Spahiu, për të cilët tha se merrnin 150 mijë deri në 300 mijë euro.
“Ka qenë një periudhë kur ky çakalli që del çdo nate që flet nga Shallvaret apo nga Berlini, bashkë me bosin e tij, Komisioni Europian në një raport investigativ i akuzon se këta merrnin 150 mijë euro për një transferim, 200-300 mijë euro për një emërim në Tiranë. Në qoftë se ka gjë në themel të shkatërrimit të atij sistemi qëndrojnë këta të dy”, deklaroi më tej Berisha.
LEXO EDHE:
“Këllirë që del në media”/ Përballje në gjyq! Frrok Çupi “hakmerret” ndaj Demalisë
Torturë e uri/ 846 ditët e ushtarit ukrainas, peshonte 50 kg pasi doli nga robërimi rus
E FUNDIT/ Babë e bir përfshihen në sherr. I riu plagoset me kaçavidë


