Xheneta ka protagonizuar një moment të veçantë sot brenda shtëpisë, duke treguar hapur pëlqimin e saj për muzikën e Gjestit.
Teksa ndodhej në lavanderi së bashku me Kushtrimin dhe Londrimin, Vëllai i Madh lëshoi këngën “Katile”, hitin e njohur të Gjestit. Reagimi i Xhenetës ishte i menjëhershëm, pasi ajo nisi ta këndonte këngën njëzëri, duke zbuluar se është e preferuara e saj.
“Kënga ime favorite, shumë e du këtë këngë”, u shpreh Xheneta, ndërsa vazhdonte ta shijonte muzikën.
Ajo u pa e buzëqeshur dhe e përfshirë plotësisht në ritmet e këngës, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe spontane, që nuk kaloi pa u vënë re nga banorët e tjerë të shtëpisë. Momenti solli energji dhe gjallëri, duke u kthyer në një nga skenat më të këndshme të ditës.


