Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Kemi 20 ditë me lot”. Prindërit e Ilarias nuk pranojnë faljen e Samson

    April 11, 2025
    "Kemi 20 ditë me lot". Prindërit e Ilarias nuk pranojnë faljen e Samson

    Prindërit e Ilaria Sulës, studentes shqiptare e cila u vra nga i dashuri i saj, së fundmi kanë komentuar letrën e faljes nga vrasësi i 22-vjeçares, Mark Antony Samson.

    Në një intervistë për mediat italiane, babai i viktimës, Flamur Sula ka thënë se nuk e pranon faljen e 23-vjeçarit.

    “Nuk ka asnjë justifikim dhe nuk më intereson se çfarë ka shkruar. Duhet të vendoset në vend drejtësia”, u shpreh babai i 22-vjeçares së vrarë.

    Për ditë të tëra familja shpresonte se fundjava mbase do të mund t’i bashkonte sërish me vajzën e tyre por njëkohësiht dyshonin se diçka e keqe kishte ndodhur.

    Ata e kuptuan menjëherë se nuk ishte ajo personi që dërgonte mesazhe dhe bënte postime në Instagramin e saj.

    “Po të ishte ajo, çfarëdo që të bënte, mirë apo keq, do të na kishte thënë. Ajo në fakt do të na telefononte, jo do të na dërgonte një mesazh apo të postonte në Instagram. Ai i dinte të gjitha kodet e telefonit të saj”.

    Nga ana tjetër,mamaja e Ilarias,  Gëzime Sula, komentoi sjelljen e nënës së Samson, e cila e ndihmoi atë të fshihte gjurmët e gjakut në shtëpi, pasi i mori jetën studentes shqiptare.

    “Ajo nuk është nënë, një nënë si ajo nuk duhet të ekzistojë. Një nënë nuk mund ta ndihmojë djalin të fshehë një kufomë, të fshehë vajzën tonë. Nuk e di se çfarë zemre ka”.

    “Nuk e prisnim letrën në këtë moment”, shtoi Flamur Sula. “Ndoshta pas 30 apo 40 vjetësh, por jo tani. Ai thotë se po qan, por ne kemi qarë për vajzën tonë për 20 ditë. Ilaria nuk e meritonte këtë fund. Ajo ishte e mrekullueshme dhe nuk është e lehtë ta harrosh”.

     

    Mark Samson nuk pranojne faljen Prindërit e Ilarias
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedia në Maliq/ Drejtori i Policisë: Kalla*hnikovi depërtoi jelekun antiplumb, 40 efektivë morën pjesë në operacionin ku humbi jetën polici Enea Mekolli

    June 4, 2026

    Dosja e errët e Violand Braçellarit/ Nga qeset plastike të gjetura në 2015 te ma*akra që tronditi Maliqin

    June 4, 2026

    Rubio qetëson aleatët: SHBA nuk largohet nga NATO, por Trump kërkon reforma të thella

    June 4, 2026

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.