Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Sulme me bomba artizanale tronditin Selanikun, një grua humb jetën dhe disa të plagosur

    Caktohet data e aktgjykimit për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin – vendimi më 16 shtator

    Padova/ Në pranga 21-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron qindra doza ko*aine dhe mijëra euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    KAS e detyroi të vendosë, KQZ lë në detyrë Kreshnik Hajdari: S’është në kushtet e ndalimit për ushtrimin e detyrës

    July 1, 2026
    KAS e detyroi të vendosë, KQZ lë në detyrë Kreshnik Hajdari: S'është në kushtet e ndalimit për ushtrimin e detyrës

    KQZ e ka lënë në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari. Hajdari u dënua përfundimisht me vendim të formës së prerë në korrik të 2024 me 6 muaj burgim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, i konvertuar në shërbim prove. Sipas Celibashit, Hajdari nuk është në kushtet e ndalimit për ushtrimin e detyrës, pasi dënimin e shleu me punë në komunitet.

    “KQZ i përmbushi detyrimet që rridhnin për rishqyrtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar nga Prokuroria e Posaçme dokumentacionin që urdhëronte KAS. Është e qartë se ai dokumentacion njihet nga të gjithë dhe nuk ka dokumentacion shtesë. Kemi marrë të gjitha vendimet e çdo institucioni mbi këtë çështje: të KQZ-së, KAS-it, Kolegjit Zgjedhor, gjykatës dhe Gjykatës së Posaçme. Cili është vlerësimi im?

    Jemi përpara faktit që ai ka paraqitur formularin e dekriminalizimit. Me nxitje nga PD ka pasur një proces shqyrtimi penal. Ka një vendim penal për këtë çështje, i cili e ka sanksionuar me atë masë dënimi dhe, në fund, ka urdhëruar që ajo masë dënimi të shlyhet me orë pune në komunitet.

    Aplikimi i nenit 63, a e vendos në kushtet e ndalimit apo jo? Ne kemi pasur një qëndrim për një rast të ngjashëm, por në gjykimin tim, sipas interpretimit që kam për ligjin, mendoj se nuk jemi në kushtet e ndalimit për këtë subjekt. Ky është një qëndrim që e kam mbajtur edhe më parë dhe jam i bindur në këtë interpretim.

    Nëse ndaj dikujt aplikohet neni 63, dënimi është i paqenë. Një gjë e paqenë është zero, është bashkësi boshe. Përtej diskutimit që mund të bëhet për moralin, fakti ligjor mbetet ky që thashë: ky subjekt nuk është në kushtet e ndalimit. Këtë qëndrim e kanë konfirmuar më herët edhe KAS-i dhe Kolegji Zgjedhor për rastin e Mallakastrës. Për arsyet që i rendita, kryetari i Bashkisë Kuçovë nuk është në kushtet e ndalimit”, tha Celibashi.

    KAS e detyroi të vendosë KQZ lë në detyrë Kreshnik Hajdari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Sulme me bomba artizanale tronditin Selanikun, një grua humb jetën dhe disa të plagosur

    July 1, 2026

    Caktohet data e aktgjykimit për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin – vendimi më 16 shtator

    July 1, 2026

    Padova/ Në pranga 21-vjeçari shqiptar, policia i sekuestron qindra doza ko*aine dhe mijëra euro

    July 1, 2026

    Foto/ Propozim për martesë në majën e Empire State Building, çifti shpalos edhe një mesazh për paqen

    July 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 1 Korrik 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Qershor 2026

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.