MILANO- Xherri Kardinale ka vendosur që të jetë pranë Milanit në ditët e fundit të kampionatit dhe ashtu si në sfidën ndaj Xhenoas, do të jetë i pranishëm edhe sot në stadium në atë ndaj Kaljarit që vulos sezonin e kuqezinjve.
Sapo ka mbërritur në Milano ai ka shkruar për një drekë punë në një prej hoteleve në qendër të qytetit me njerëzit e tij më të besuar. Bashkë me të sot ishin edhe Zlatan Ibrahimoviç, këshilltari më i ngushtë, Masimo Kalveli, shefi ekzekutiv ndërkombëtar i fondit “RedBird” si dhe shefi i skautimit, Xhefrei Monkada.
Mungesa më e madhe e kësaj dreke pune ishte ajo e administratorit të përgjithshëm të Milanit, Xhorxho Furlani, i cili ashtu si pjesëtarë të tjerë të grupit drejtues, është vënë në diskutim. Furlani është raportuar se është personi i cili ka qenë shpesh kundër emërimit të Tares në postin e drejtorit sportiv dhe do t’ia faturojë atij dështimet në merkato të Milanit, edhe pse ka vendosur veton për shumë prej tyre.
Mungesa e tij shihet si një sinjal se mund të jetë pikërisht Furlani ai që do të largohet nga drejtimi i skuadrës, duke parë edhe krisjen e dukshme që ka me tifozerinë e cila i është kundërvënë hapur edhe me kore në stadiume./PanoramaSport


