Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

    July 29, 2025
    Kancelari Merz: Urë ajrore me ndihma për Rripin e Gazës

    Mbledhja e kabinetit të sigurisë në Gjermani, për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave.

    Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave. Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.

    Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore. Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë. “Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat. Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”. Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë.”

    Jo dëbime dhe jo ankesim

    Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm. Për këtë Hamasiradikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët. Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.

    Merz i tërhoqi vëmendjen Izraelit, se nuk duhet të ketë dëbime nga Rripi i Gazës dhe as hapa të mëtejshme për aneksim të territorevenë Jordanin Perëndimor. Ndërkohë për qeverinë gjermane nuk shtrohet për vendim një njohje e një shteti palestinez – sikurse ka deklaruar Franca. Ky nuk është “një hap i parë, por ndoshta një ndër hapat përfundimtar” në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.

    Gjermania vazhdon përpjekjet diplomaike në Lindjen e Mesme
    Në vazhdim të përpjekjeve diplomatike ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) të enjten (31.07.2025) do të udhëtojë për në rajonin e Lindjes së Mesme. Merz do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Gjithashtu kancelari vuri në dukje, se do të marrë masa për organizimin e “një konference për rindërtimin në Gazë”. Për Gjermaninë ministrja për Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do të jetë koordinatore. Ajo do të koordinohet me partnerët në rajon si dhe me Francën dhe Britaninë e Madhe./

    Friedrich Merz gjermani Rripi i Gazës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.