Një ngjarje tragjike mëoshet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Milano, ku si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vrarë një person.
Ndërsa një tjetër raporothet se është plagosur rëndë.
Sipas gazetës Il Giorno , ngjarja ka ndodhur në një furrë buke në Piazzale Gambara, ndërsa i plagosuri mendohet se është një 26-vjeçar ukrainas dhe viktima mund të jetë bashkëkombës i tij.
Deri më tani dyhsohet se ka qenë një ekzekutim gjakftohtë, por ende nuk dihen detajet e ngjarjes dhe motivi i sulmit.
Vrasësi është në arrati e për rrjedhojë karabinierët po vijojnë punën dhe hetimet për arrestimin e tij.


