TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas 19-vjeçar pasi nga kontrolli fizik iu gjet e sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kannabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B.K, 19 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Dine Hoxha”, nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua lëndë e dyshuar narkotike kannabis./Radar.al


