Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ju bë atentat në Vlorë/ Autorët e ndoqën Kristian Markun dhe qëlluan 13 herë në drejtim të tij (DETAJE)

    January 14, 2025

    VLORË– Janë zbardhur detaje të reja për atentatin në autostradën Fier-Vlorë, ku mbeti i vrarë 30-vjeçari Kristian Marku. Burimet bëjnë me dije se autorët dyshohen se i kanë zënë pritë në momentin që 30-vjeçari ka kaluar mbi nënkalimin e Novoselës. Atentatorët, të cilët dyshohet se kanë qenë tre persona, kanë dalë nga nënkalimi dhe i janë afruar makinës tip Volksëagen Passat që udhëtonte Kristjan Marku. Pasi janë afruar në karrocën e djathtë (krahu i pasagjerit), ata kanë shtënë në drejtim të tij me më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. Ndërkohë, ai ka marrë tre plumba dhe makina që udhëtonte ka ikur për inerci rreth 400 metra nga momenti që u qëllua. Gjatë rrugës, makina është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

    Ndërsa 30-vjeçari kishte humbur jetën nga plagët e marra. Policia ka mbërritur së bashku me ambulancën, por kjo e fundit është larguar sërish pasi 30-vjeçari kishte humbur jetën. Vetëm 1 km nga vendngjarja është njoftuar se po digjej një makinë.

    Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët, të cilat e kishin shkrumbuar makinën e dyshuar të autorëve. Policia ka marrë kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, si dhe përgjatë autostradës Fier-Vlorë. Po ashtu, është ushtruar kontroll në çdo makinë që hynte në Vlorë, por edhe në fshatrat Novoselë dhe Panaja.

    Gjithashtu, janë marrë në pyetje të afërm të 30-vjeçarit në Rrëshen, si dhe një person i dyshuar. Ende s’dihen arsyet pse Kristjan Marku po udhëtonte drejt Vlorës./Radar.al

    kristian marku Vlorë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GPL apo elektrike? Ja cila kushton më pak për udhëtimet e gjata në autostradë

    June 26, 2026

    10 rregulla për të mbrojtur fëmijët nga vapa ekstreme

    June 26, 2026

    Tërmeti në Venezuelë/ Mbi 920 viktima dhe mijëra të zhdukur, situatë kritike në zonat e prekura

    June 26, 2026

    Rekord i ri klimatik në Gjermani, temperaturat arrijnë nivele historike

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.