Jeta me një artist në karrierë, padyshim që nuk është e lehtë për partnerët respektivë. E këtë e ka ditur edhe Sabri Fejzullahu i cili duket se ia ka bërë “të qartë” që në fillimet e njohjes gruas që ka ende sot e kësaj dite në krah, Nerës.
Shfaqi sjellje të pazakontë në aeroport, pas arrestimit 27-vjeçari humb jetën. Hetime për efektivët
Kjo dashuri erdhi pas divorcit nga nëna e dy fëmijëve të tij. Sabriu rrëfen se bashkëshortjen e tij 16 vite më të re, e ka njohur kur ajo ishte 20 vjeçe.
Qëllohet me armë zjarri brenda në gjykatë, humb jetën i akuzuari
Sipas tij, Sabriu i ka bërë të qartë se pa mbështetësit, fansat, publikun, ai nuk do ishte aty ku ishte në karrierë ndaj dhe nuk ka dashur që ajo t’i bëhet pengesë me xhelozitë e saj, duke i premtuar dashuri të përjetshme.
“Kur u njohëm së pari, natyrisht ajo e re, 16 vite më e re nga unë dhe u dashurua…unë isha ndarë nga gruaja, nga nëna e Armendit dhe Adelinës edhe…ajo u dashurua, edhe unë u dashurova marrëzisht në bukurinë e saj të jashtme, por më tepër të brendshme. U dashuruam, por i thashë unë kam një zanat që në çastin e parë ty të duket uau, ky është këngëtar, adoleshenca, ajo e re, 20 vjeçe, pastaj zhgënjehesh e kur zhgënjehesh duhet të durosh e jo të të keqtrajtoj unë ty se shkoj në koncerte dhe i them dikujt ‘ta ha zemrën’, se unë jam i tillë, dhuroj duke dhënë dashuri dhe duke më dhënë të tjerët. I thashë jetën e ke të vështirë me mua.
Mjekët bëjnë thirrje: Nëse kjo simptomë e gripit zgjat mbi tre javë, alarmohuni
Ndonjëherë nuk jam në shtëpi kurrë, ne të dy kur të dalim thonë ‘o Sabriu, Sabriu…’, ti më sheh ky që jam unë, as jam i bukur, ky që jam, unë jam yti, unë derisa të vdes ty të dua, por pa ata unë nuk kam jetë. Pa ata unë s’isha bërë ky që ke dashuruar ti, s’jam Sabriu. Deri sot e kam mbështetësen më të madhe në jetë, për çdo gjë”, përmbylli këngëtari në emisionin “Canape” në T7./Radar.al


