BEOGRAD– Ditën e sotme Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Vuçeviç ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun në ndërtesën e Qeverisë, pas sulmit ndaj studentëve në Novi Sad, ai deklaroi se kur mori mandatin nga Presidenti i Serbisë në fund të prillit të vitit të kaluar, kishte një ndjenjë e fortë krenarie dhe u përpoq të kuptonte përgjegjësinë që mban në punë.
Ndër të tjera ka deklaruar se ishte i vetëdijshëm se Serbi ka sfida të shumta në rajon dhe situatën gjeopolitike, por qeverinë e tij e shihte si një qeveri të vazhdimësisë. Gjithashtu ka thënë se është krenar për gjithçka që është bërë./Radar.al


