Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm në Kanalin anglez/ Anija luftarake ruse qëllon me armë zjarri jahtin me flamur britanik

    Festimet për Pavarësinë e SHBA-së, Aviacioni Civil ndalon nesër për 3 orë ngritjen e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

    Skulptura e Ramës në ArtBasel në Zvicër, The Art Newspaper artikull për veprën e kryeministrit: Ylli i pazakontë i artit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

    June 16, 2026
    Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

    Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e Millorad Dodik kundër një vendimi të gjykatës së Bosnjës, e cila vitin e kaluar e dënoi me burgim dhe e shkarkoi nga detyra e presidentit të entitetit serb Republika Sërpska.

    Gjykata në Strasburg konfirmoi të martën për Radion Evropa e Lirë (REL) se vendimi u mor nga një gjyqtar i vetëm në maj.

    Dodik u ankua në janar në gjykatën e Strasburgut duke pretenduar se të drejtat e tij ishin shkelur nga Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, e cila në verën e vitit 2025 e dënoi atë me një vit burgim dhe ia ndaloi ushtrimin e detyrës për gjashtë vjet, për shkak se i kishte shpërfillur vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar në Bosnje.

    Në përgjigjën për REL-in gjykata e Strasburgut nuk tregoi arsyet e hollësishme për refuzimin e ankesës së Dodikut, por theksoi se arsyet shpjegohen në vetë vendimin, i cili u nxor në përputhje me Rregullin 52A të gjykatës.

    Rregulli 52A i lejon një gjyqtari të vetëm ta rrëzojë një ankesë si të papranueshme në fazën fillestare të procedurave, pa një shqyrtim të hollësishëm të meritave.

    Vendime të tilla janë përfundimtare, merren me një shpjegim të shkurtër dhe nuk ka të drejtë ankese kundër tyre.

    Gjykata thekson se vendimi, së bashku me arsyetimin e gjyqtarit, iu dorëzua ankuesit ose përfaqësuesit të tij ligjor, dhe i shpjegoi REL-it se ka disa arsye pse një ankesë mund të refuzohet, në përputhje me udhëzimet për pranueshmërinë e përdorura nga Gjykata.

    Dokumenti sqaron se Gjykata i refuzon kërkesat, ndër të tjera, nëse mjetet juridike të brendshme nuk janë shteruar, nëse ato paraqiten jashtë afatit të caktuar kohor ose nëse Gjykata i konsideron ato qartësisht të pabazuara.

    Gjithashtu, Gjykata nuk do ta shqyrtojë një çështje nëse ajo nuk bie brenda juridiksionit të Konventës ose nëse ankuesi nuk ka pësuar dëme të konsiderueshme.

    Ky vendim vjen pasi kjo gjykatë ia kishte hedhur poshtë një kërkesë të mëparshme Dodikut.

    Në prill Dodik kishte kërkuar masë të përkohshme për pezullimin e zbatimit të vendimeve të gjykatave vendase në Bosnje kundër tij.

    Kërkesa ishte paraqitur sipas Rregullit 39 të Rregullores së Gjykatës, i cili zbatohet vetëm në raste të jashtëzakonshme kur ekziston një rrezik i menjëhershëm i dëmit të pariparueshëm ndaj të drejtave themelore.

    Dodik u largua nga posti i presidentit të entitetit serb të Bosnjës, Republika Sërpska, në fund të vitit të kaluar, pasi dënimi i tij u konfirmua nga institucionet e brendshme gjyqësore./ REL

    Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut Millorad Dodik Strasburg
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm në Kanalin anglez/ Anija luftarake ruse qëllon me armë zjarri jahtin me flamur britanik

    June 16, 2026

    Festimet për Pavarësinë e SHBA-së, Aviacioni Civil ndalon nesër për 3 orë ngritjen e dronëve pranë Pallatit të Kongreseve

    June 16, 2026

    Skulptura e Ramës në ArtBasel në Zvicër, The Art Newspaper artikull për veprën e kryeministrit: Ylli i pazakontë i artit

    June 16, 2026

    Gjykata e Strasburgut refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.