Ndonëse në shtëpinë e “BBVA4” përplasjet mes banorëve kanë qenë të shumta dhe gocha të ashpra, Rozana dhe Gjesti janë ndër konkurrentët e vetëm që dhe pse kanë patur debate, ata njihen për raport të mirë mes tyre.
Marrëdhënia e ngrohtë mes tyre ka bërë që ata së bashku të planifikojnë “rrengje” ndaj banorëve.
Ditën e sotme dyshja është vënë re teksa thurin plane për banorët që do të dalin në nominim.
Pjesë nga biseda:
Rozana: Sonte pas nominimit, kush është në nominim nga një patëllxhan. Domethënë ju që jeni nominuar hani nga një patëllxhan.
Gjesti: Do ua fusim nga një.
Rozana: Do i ndajmë spec, patëllxhan.
Gjesti: Trangull.
Rozana: Nuk ka.
Gjesti: Kujt do ia vendosim, Valbonës.
Rozana: Loredanës.
Gjesti: Edhe Gertës.
Rozana: Një mua, unë ti edhe këta, se ne e mbajmë lojën. Edhe këtyre tjerëve ngaqë nuk kemi speca, ju fusim nga një kavanoz turshi. Njërit i fusim vaj ulliri.
Gjesti: Duket që është lojë pa lidhje, po të bën për të qeshur.


