TIRANË– Në një kohë që kanë kaluar shumë muaj shtyrje punimesh dhe shumë polemika, nesër italianët do të marrin në dorëzim kampin e Gjadrit, dhe pikën e pritjes së emigrantëve në portin e Shëngjinit.
Të martën e 20 Gushtit, në kampin e Gjadrit pritet të mbërrijnë dhe forcat e policisë italiane, të cilat kanë për detyrë garantimin e sigurisë në të dyja pikat e ngritura.
Kujtojmë se punonjësve të policisë ju është prezantuar mes të tjerave një listë me 14 këshilla se si duhet të sillen në territorin shqiptar për të qenë në përputhje me traditat e vendit tonë.
Në këtë zonë pritje të vendosur brenda portit të Shëngjinit në një hapësirë prej 4 mijë metrash, Në Gjadër rreth 30 kilometra larg Shëngjinit do të përpunohen të gjitha kërkesat për azil. Emigrantëve të cilëve do t’u refuzohet kjo kërkesë do të riatdhesohen.
Marrëveshja me Italinë është nënshkruar nënshkrua në nëntor të 2023 dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Në bazë të saj, në kampin e Gjadrit do të qëndrojnë jo më shumë se 3 mijë emigrantë të paligjshëm që do të kapen në ujërat ndërkombëtare.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), do të monitorojë tre muajt e parë të zbatimit të marrëveshjes. Agjencia tha do të këshillojë emigrantët për të drejtën e tyre për të kërkuar azil dhe do të sigurohet që procedurat që do të përdoren të jenë “në vijë me standardet ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e njeriut.


