Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Shmangni shoqërimin me gratë shqiptare.”/ Italia manual për policët në kampin në Gjadër: Janë popull modes. Kafeja nuk konsumohet në banak. Flisni italisht!

    August 6, 2024

    TIRANË– Është publikuar manuali i rregullave etike me 14 këshilla për 45 policët në kampin e emigrantëve në Gjadër, pasi do të jenë në miniburgun me kapacitet maksimal 20 të burgosur, i ndërtuar pranë qendrave të riatdhesimit.

    Në manual shpjegohet se shqiptarët janë popull modest, prandaj lakuriqësia në publik nuk është e mirëpritur. Më tej thuhet se duhet të shmangin me patjetër shoqërimin me femrat shqiptare pasi burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

    Gjithashtu një rregull tjetër është edhe qëndrimi në bare, ku ju bëhet me dije policëve se kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur, duke shpjeguar se kjo është një traditë absolute e cila duhet respektuar.

    Tjetër rregull që shënohet në këtë manual, është edhe gjuha që policët do të përdorin. “Kini vëmendjen për mënyrën sesi flisni sepse pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht.”- është shkruar në manual.

    Rregullat:

    -Shmangni shoqërimin me femrat shqiptare, kujdes veshjen, lakuriqësia në publik nuk është e mirëpritur.

    -Është një shoqëri më konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që e njeh ose e sheh gruan e tij duke u ballafaquar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq.

    -Nuk u pëlqen të nënvlerësohen dhe se kafeja nuk konsumohet në banak, por vetëm ulur, kjo është një traditë absolute e cila duhet respektuar.

    -Në restorante, përmbajuni asaj që është vendosur në menu, kërkesat për ndryshime në formimin e menusë nuk janë të mirëseardhura dhe çojnë në gabime dhe keqkuptime.

    -Rekomandohet të sillni produkte dezinfektuese sepse zona e Gjaderit është shumë e infektuar me insekte dhe mushkonja.

    -Flisni italisht, pothuajse të gjithë shqiptarët e dinë mire.

    Megjithatë ky manual ka sjellë edhe pakënaqësi, pasi sekretari i sindikatës së policisë së burgjeve Uilpa, Gennarino De Fazio është shprehur se fillimisht kanë menduar se ishte një lajm i rremë, më pas është konfirmuar se ekziston në të vërtetë.

    “Ne menduam se ishte lajm i rremë, pastaj mësuam se në fakt ai manual ishte hartuar dhe shpërndarë. Ne nuk besojmë se po tregohemi qëllimisht seksistë, intolerantë ose le të themi “anti-etnik “. Kjo ndoshta është punë e ndonjë zyrtari, por ajo që është për t’u habitur është se e gjithë kjo mund të menaxhohet  në mënyrë të jashtëzakonshme dhe pa kontrollin paraprak të drejtuesve të Dapit (departamenti i burgjeve të Ministrisë së Drejtësisë).”-  ka thënë ai.

    Nga ana e opozitës Filiberto Zaratti, kreu i grupit të Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese, deklaroi se këto janë çmenduri.

     “Çmendurisë represive përtej kufirit, Palazzo Chigi shton mungesën totale të ndjenjës së qesharakut me aludime të racizmit kulturor. Ata nuk mund të kishin bërë më keq.”- ka thënë ai.

    Theksojmë se kampi i emigrantëve në Shqipëri është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

    italia kampi ne Gjader Rregullat per policet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Taylor Swift hyn në histori, Forbes e shpall muzikanten më të pasur në botë

    June 5, 2026

    “Topi është në fushën e Trump”/ Zyrtari iranian: Negociatat me SHBA-në në ngërç për shkak të 24 miliardë dollarëve të ngrirë

    June 5, 2026

    Starmer paralajmëron: Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s brenda katër viteve

    June 5, 2026

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.