BRITANI E MADHE-Ish-Kryeministri britanik, Boris Johnson ka pritur fëmijën e tij të katërt me bashkëshorten, Carrie Johnson.
jo e fundit publikoi në rrjetet sociale disa foto nga lindja e vajzës së tyre, Poppy Eliza Josephine Johnson, më 21 maj.
“Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Të gjithë jemi tërësisht të dashuruar me ty. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur qoftë edhe një minutë që kur linde, sepse s’mund të ndalem së të vëzhguari.”-shkroi Carrie në rrjetet sociale.
Poppy është fëmija i katërt i çiftit, pas Wilfred, Romy dhe Frank. Carrie falënderoi gjithashtu ekipin e mrekullueshëm të maternitetit në UCLH, veçanërisht Asma dhe Patrick, që e kanë kujdesur në të gjitha shtatzënitë e saj.
“Wilf, Romy dhe Frank janë të lumtur pa masë, veçanërisht Romy, e cila dëshironte me ngulm një motër të vogël. Jeta nuk mund të jetë më e bukur se kaq.”- shtoi Carrie./Radar.al


