GRAMSH-Në qytetin e Gramshit ka ndodhur një situatë që ka shqetësuar jo pak familjarët. Bëhet me dije se të paktën 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi me salmonelë në kopshtin shtetëror të Gramshit.
Një pjesë prej tyre u shtruan në spital me simptoma të rënda të helmimit nga ushqimi. Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela, një bakter ky mjaft i rrezikshëm që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët.
Teksa fëmijët përjetuan për disa ditë ethe, të vjella dhe diarre të forta, institucionet përkatëse ,nga drejtoria e kopshtit, tek autoritetet shëndetësore dhe ato vendore kanë ofruar pak ose aspak informacion.
Nga informacionet e deritanishme mësohet se ngjarja ka ndodhur të martën, kur disa prindër raportuan se fëmijët e tyre ishin kthyer nga kopshti me temperaturë të lartë dhe shqetësime gastrointestinale. Në harkun kohor të 24 orëve, të paktën 12 fëmijë u paraqitën në spitalin e Gramshit, ndërsa disa prej tyre u mbajtën nën kujdes intensiv pediatrik për shkak të dehidratimit të theksuar.
Burime brenda spitalit thonë se simptomat janë të ngjashme me helmimin nga salmonela, por analizat laboratorike të plota janë ende në proces. Mostrat janë marrë nga ushqimi i shërbyer në kopsht, si dhe nga uji dhe ambientet e kuzhinës. Një nga pistat kryesore të hetimit është furnizuesi i ushqimeve me katering për institucionin në fjalë.
“Fëmija im ishte me temperaturë 39 dhe nuk pushonte së vjelluri. E çuam në urgjencë dhe vetëm atëherë mësuam se kishte edhe të tjerë në të njëjtën gjendje. Kopshti nuk na njoftoi për asgjë. As nuk e dinim se mund të ishte helmim.”- deklaroi një prind që kërkon të mbetet anonim./Radar.al
Ish-kryeministri anglez bëhet sërish baba, fëmija i katërt me bashkëshorten Carrie


