Irani ka vendosur kushte të qarta përpara fillimit të negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se dialogu nuk mund të nisë pa përmbushjen e dy kërkesave kryesore.
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se bisedimet nuk do të fillojnë nëse nuk arrihet një marrëveshje paraprake mbi disa çështje të rëndësishme.
Sipas tij, Teherani kërkon fillimisht një armëpushim në Liban dhe lirimin e aseteve të bllokuara iraniane, duke i cilësuar këto si kushte të panegociueshme për nisjen e dialogut.
Kërkesa për zhbllokimin e fondeve iraniane është një temë e përsëritur në negociatat e mëparshme, por këtë herë ajo është paraqitur zyrtarisht si parakusht për çdo bisedim të ardhshëm mbi armëpushimin dhe stabilitetin rajonal.
Ndërkohë, në prapaskenë të zhvillimeve diplomatike, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vijuar me mesazhe të paqarta në rrjetet sociale, duke postuar fraza që kanë ngjallur interpretime të ndryshme mbi qëndrimin e Uashingtonit.
Në një nga postimet e tij më të fundit, ai shkruan thjesht: “Fillimi më i fuqishëm në botë”, pa dhënë detaje të mëtejshme, duke shtuar pasigurinë rreth drejtimit të negociatave që pritet të zhvillohen në Pakistan.


