Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Irani thotë se është sulmuar uzina bërthamore Natanz

    March 21, 2026
    Organizata për Energji Bërthamore e Iranit

    IRAN– Organizata për Energji Bërthamore e Iranit tha më 21 mars se ndërtesa për pasurimin e uraniumit në Natanz, e njohur si i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, është sulmuar sërish nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Megjithatë, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive.

    Organizata dënoi sulmin dhe tha se është “në shkelje të ligjeve dhe obligimeve ndërkombëtare, përfshirë të Traktatit Ndërkombëtar për Mospërhapje të Armëve Bërthamore [NPT] dhe rregullore të tjera të lidhura me sigurinë bërthamore dhe sigurinë”.

    “Janë kryer hetime teknike dhe ekspertizë lidhur me mundësinë e përhapjes së ndotjes radioaktive” dhe “nuk është raportuar asnjë rrjedhje e materialeve radioaktive në këtë kompleks dhe banorët në zonat përreth nuk përballen me rrezik”, u tha në deklaratë.

    Lidhur me këtë raport ka reaguar Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (AIEA), duke thënë se Irani e njoftoi organizatën për sulmin në objektin për pasurim bërthamor Natanz.

    Agjencia shkroi në X se nuk është raportuar për rritje të nivele të rrezatimit jashtë ndërtesës, duke shtuar se po heton këtë situatë.

    Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, ka përsëritur thirrjen e tij për “përmbajtje ushtarake për të parandaluar një aksident bërthamor”.

    Më herët, Organizata Bërthamore e Iranit tha se objekti i pasurimit të uraniumit në Natanz, i njohur si Kompleksi i Pasurimit “Martiri Ahmadi-Roshan”, ishte sulmuar nga SHBA-ja dhe Izraeli.

    Kjo është të paktën hera e dytë që objekti i Natanzit është shënjestruar gjatë luftës në vazhdim SHBA–Izrael me Iranin, e cila filloi më 28 shkurt.

    Natanz u godit nga bombarduesit amerikanë B-2 më 1 korrik 2025 gjatë luftës 12-ditore të Izraelit me Iranin. Në atë kohë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se objekti ishte “plotësisht dhe absolutisht” i shkatërruar./REL

    iran uzina bërthamore Natanz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026

    Tensione në protestën e opozitës/ 4 të shoqëruar, polic i plagosur në kokë

    April 17, 2026

    Alarm për kërcënim me dron ndaj ambasadës izraelite në Londër/ Policia blindon zonën, kontrolle të shumta në park dhe liqen

    April 17, 2026

    Nga pengmarrja te dënimi: zbulohet grupi që grabiti biznesmenin italian, mes tyre dy shqiptarë

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.