TIRANË– Në Kuvend po mbahet interpelanca e thirrur nga deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu sa i takon vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës Fan Noli më 18 Nëntor.
Ministrja Manastirliu iu drejtua Zhupës se mënyra se si po e trajtojnë vrasjen e 14-vjeçarit, tregon se nuk ka ndjeshmëri për një ngjarje kaq tragjike, ndërkohë thotë se gjithçka po e përdor për një “karrige”.
“Dua të përsëris qëndrimin që kam mbajtur që para pak minuta pas ngjarjes tragjike. Pretendimi që nuk kam reaguar është gënjeshtër e juaja. Fola nga foltorja dhe me qëndrim zyrtar. Nuk do të isha marrë fare por meqë po flasim për edukimin, është e nevojshme të të vijë përpara retorikës që ke përdorur në këtë sallë. Je në hall për një karrige. Do ta vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i sinqertë. Kanosja me fjalë është shembulli më i keq që mund të japim. Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë të esh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme”, tha ajo.
FJALA E MANASTIRLIUT:
Kërkove interpelancë urgjente dhe përdore gjuhë fyese. Tregove se interesi yt nuk ishte të merrje informacion për ngjarjen e ndodhur, ajo që tregove se interes. U tregove fëmijëve se me çfarë gjuhe të papranueshme u drejtohesh ti fëmijëve andej nga anët e tua, qytetarëve nga anët e tua u ka ardhur trup kur të kanë dëgjuar.
Shembulli që përcillet nga këtu lidhet direkt me edukimin e fëmijëve, Do e vlerësoja nëse shqetësimi juaj do të ishte i vërtetë.
E përsëris, thirrjen time dhe besoj të çdo prindi e mësuesi për të mos e politizuar një ngjarje, që jo vetëm politike nuk është.
Duhet që gjithsecili të bëjë pjesën e vet, ne më të madhen dhe ju padyshim pjesën tuaj.
Të shfrytëzosh një ngjarje fatkeqe për përfitime politike është të tregosh mungesë të thellë respekti ndaj atyre që kanë vuajtur dhe vuajnë. Ne jemi këtu për të diskutuar dhe për të ofruar mbështetje për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme, nuk jemi këtu për ta kthyer dhimbjen e njerëzve në platformë politike të ditësh.
Të shfrytëzosh dhimbjen e të tjerëve do të thotë ta kesh ndjeshmërinë në nivele të papërfillshme. Dhimbjen e respektojmë duke luftuar shkaqet e problemeve, duke punuar dhe bashkëpunuar, se nuk është herezi edhe të bashkëpunosh, për të bërë përmirësime, për të shmangur këto ngjarje.
Kjo do të thotë të ndjekës dhimbjen dhe jo ta marrësh hallin e tyre dhe ta kthesh në cirk politik. Institucionet arsimore janë hallkan më e rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, që fillon nga familja, Ministria e Arsimit ka një rol kryesor për krijimin e ambienteve të sigurta. Për ngjarjen janë marrë masat për zbardhjen e politikë nga organet kompetente. Ngjarje tragjike që përfshijnë dhunën mes të miturve kërkojnë trajtim./Radar.al


