Interi u rikthye te fitorja në Serinë A, teksa mposhti Empolin me rezultatin 3 me 1 në duelin e vlefshëm për javën e 21-të të Serisë A, me zikaltrit që ngushtuan diferencën me kryesuesit e Napolit me 3 pikë, me skuadrën e Inzagit që ka 1 ndeshje më pak.
Vlen të theksohet fakti se mbrëmjen e sotme protagonist ishte mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili u aktivizua titullar, teksa në minutën e 79-të, asistoi nga goditja e kendit për Dumfris që shënoi golin e dytë, ndërkohë që Lautaro Martinez në minutën e 55-të, zhbllokoi sfidën.
Miqtë nga Empoli provuan të rihapnin takimin me Sebastiano Esposito, ndërkohë që për të “vulosur” sfidën mendoi Turam në minutën e 89-të. Duelin e radhës Interi do e luajë në transfertë ndaj Leçes./PanoramaSport


