VAU I DEJES– Kompania Solar Energy of Albania (SENA), bijë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), shpalli së fundmi fituesin për impiantin fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës, me një ofertë 13.8 milionë euro. Bëhet fjalë për GAMMA – SUNGROW FPV e cila është një kompani me zyra në Gaoxin District, Hefei në Kinë. Kompania do të bëjë dizejnimin, ndërtimin dhe operimin për impiantin 12.9 MW që lokalizohet në liqenin e Hidrocentralit të Vaut të Dejës në kaskadën e Drinit.
“Kontrata përfshin ndërtimin e projektimit dhe 2 vite funksionim, për një impiant PV lundrues 12.9 MW që ndodhet në liqenin e HEC-it të Vaut të Dejës” thuhet në përshkrimin e bërë në njoftimin e SENA në faqen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim e cila është edhe financuesja përmes një kredie e këtij projekti.
Më herët BERZH ka miratuar një kredi 9.1 milionë euro pikërisht për këtë projekt.
KESH ndërkohë, si kompania publike e gjenerimit prej disa vitesh po angazhohet në diversifikimin e portofolit të prodhimit duke parë me interes atë diellore. Konkretisht prej vitit 2022 është në prodhim një impiant mbi digën e Zadejës në kaskadën e Drinit teksa janë edhe një sërë projektesh të tjera që janë në faza të ndryshme.
Pak kohë më parë drejtori i KESH Erald Elezi tha për “Monitor” se cilat ishin disa prej tyre ku konkretisht:
Projekti për krijimin e impiantit voltaik lundrues me fuqi të instaluar 13.8 MWp po aq foto në liqenin e Dejës. Parashikohet të ketë një prodhim të pritshëm vjetor prej 20.16 GWh dhe me eficiencë prodhimi të kënaqshëm rreth 16% për këtë lloj teknologjie. Ky projekt po realizohet në bashkëpunim me BERZH, nëpërmjet internetit të Korporatës SENA sh.a. Specika e projekteve të përfshira në faktin se ndërtimi i impiantit do të jetë mbi të gjitha këto teknologji.
Projekti tjetër është ai i impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës të HEC Vau i Dejës, me fuqi të instaluar 8.25 MWp, i cili do të veprojë sipas modelit të impiantit tashmë operativ prej dy vitesh të instaluar në digën e Qyrsaqit. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet 11.2 GWh, duke u projektuar një efikasitet në prodhim prej 15.5%. Ky projekt po realizohet me fondet e veta Korporatës.
Projekti për impiantin fotovoltaik me 50 MWp në funksionin e Belshit, i cili për arsye të lartë, është një projekt në shkallë të gjerë dhe është një sfidë dhe një hap i fuqishëm i fuqishëm për diversifikimin. Prodhimi i pritshëm vjetor parashikohet në 74.5 GWh, duke projektuar një efiçencë në prodhim mjaft të lartë prej 17% pasi edhe Belshi është zona me rrezatim të lartë diellor./Monitor


