Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lifestyle

    Ilir Shaqiri “një burrë me tradita”: Kur vajza më tregoi për të dashurin unë…

    October 15, 2024
    Ilir Shaqiri “një burrë me tradita”: Kur vajza më tregoi për të dashurin unë…

    Koreografi i njohur, Ilir Shaqiri, mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Ëake Up” na zbuloi disa detaje nga jeta e tij prindërore.

    Referuar videove dhe postimeve që bëjnë bujë nëpër rrjet të gjithë arrijmë ta kuptojmë lidhjen e tij të ngushtë me të bijën, Emily, e cila mesa duket artin e ka të trashëguar nga i ati.

    Përgjatë bisedës, Iliri foli për librin që ka shkruar vajza e tij, por edhe për ‘dhëndrin’ e tij.

    Shaqiri na zbuloi se si i ka treguar Emily për të dashurin e saj dhe si ai menjëherë i tha ‘sille në shtëpi’. Koreografi më tej shtoi se për pushimet për Pashkë e kishte ftuar për një udhëtim në Siçili. Madje kishte udhëtuar vetëm me të për rreth tetë orë.

    Pjesë nga intervista:

    Në shtëpinë tuaj arti zbret në tri breza deri tani, Emily ka botuar një libër që flet për dashurinë, për artin, për të bukurën. Si e ke pritur ti si baba kur ke mbajtur këtë libër në dorë?

    “Shumë krenar. Siç prindërit e mi janë të rezervuar në përgëzimet, lavdërimet, edhe unë me vajzën jam i rezervuar. Pres të shikoj rezultatin final. Gjëja është superlative, sepse të kesh një vajzë që studion, aktron dhe tani shkruan një roman, ka një jetë artistike shumë të ngarkuar. Jam shumë krenar. Romani është shumë intrigant.”

    E ke lexuar librin?

    “Të them të drejtën kam lexuar përmbledhjen, se më beso nuk kam patur kohë. Po e lexon më përpara gjyshja se sa unë. Por edhe dua të shoh impaktin në publik dhe unë të jap verdiktin final.”

    The se lëviz shumë, udhëton shumë. Kjo është arsyeja që mungon në videot e Emily-t që bënit duke kërcyer dhe ja ke lënë vendin dikujt tjetër?

    Kjo është e vërtetë.

    Emily ka video shumë të bukura dhe argëtuese me të dashurin e saj. Ça mendon babi Ilir për këtë?

    “Babi bëri një gjë shumë të bukur. E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ‘ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?’. Më tha ‘jo’. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them ‘zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka’. ‘Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë’. Unë ‘kush është ky?’. I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë. Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Po shikoje sa larg pashë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra.”

    LEXO EDHE: 

    Ndjekësi e ngatërron me këngëtarin shqiptar, balerini Ilir Shaqiri i kthehet me humor

    dhendri Emili Ilir Shaqiri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.