Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ilir Beqaj letër nga qelia: Të paraburgosurve u mohohet akses real në dosjet gjyqësore

    January 4, 2026
    "Sterilizimi"/ Beqaj i bindur që ka fituar pafajësinë: SPAK po më pengon

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar përmes avokatit të tij, duke denoncuar atë që e cilëson si një shkelje të vazhdueshme të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Në reagimin publik, Beqaj shpreh shqetësimin se të pandehurit në paraburgim nuk kanë mundësi reale për të lexuar dosjet e tyre gjyqësore, ndonëse proceset penale vijojnë prej vitesh në Gjykatën e Posaçme.

    Sipas tij, prej më shumë se gjashtë vitesh janë duke u zhvilluar dhjetëra procese penale me dosje voluminoze, të cilat Prokuroria e Posaçme ua vë në dispozicion avokatëve vetëm në format elektronik (PDF), ndërsa gjykatës edhe në formë të printuar. Ndërkohë, i pandehuri i paraburgosur mbetet i përjashtuar nga mundësia për t’u njohur me dosjen e vet, pasi institucionet e vuajtjes së dënimit nuk i lejojnë përdorimin e një kompjuteri pa internet, edhe nën kushte të kontrolluara.

    Beqaj ngre pyetjen se si mund të garantohet një mbrojtje efektive dhe një vendimmarrje e informuar nga i akuzuari, nëse ai nuk ka akses në provat, aktet procedurale, përgjimet dhe deklarimet që përbëjnë dosjen gjyqësore. Ai e cilëson absurde zgjidhjen e printimit të mijëra faqeve, duke argumentuar se një praktikë e tillë është e pamundur në kushtet e paraburgimit.

    Në deklaratë theksohet se ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, si dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, nuk parashikojnë ndalim për përdorimin e një kompjuteri pa internet nga i paraburgosuri. Sipas Beqajt, çdo pretendim i kundërt përbën ose keqinterpretim të kuadrit ligjor, ose shmangie përgjegjësie nga institucionet përkatëse.

    Ai sjell gjithashtu shembuj të qëndrimeve kontradiktore të prokurorëve dhe gjykatësve në seanca të ndryshme, duke theksuar se askush nuk merr përgjegjësi për garantimin e kësaj të drejte themelore. Sipas tij, kërkesat për akses në dosjen elektronike shpesh trajtohen padrejtësisht si tentativa për të zvarritur procesin.

    Në përfundim, Beqaj shpreh dyshimin se kjo situatë synon lodhjen dhe demoralizimin e të akuzuarve, si dhe uljen e cilësisë së mbrojtjes ligjore, duke e kthyer atë në një formalitet. Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë që të reagojnë.

    “Është koha për t’i dhënë fund proceseve që nuk garantojnë aksesin real të të akuzuarit në dosjen e tij,” përfundon reagimi i Ilir Beqajt.

    Beqaj BURG Qelia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Policia e Tiranës: Shoqërohet dhe procedohet avokati Altin Goxhaj pas incidentit në Rrugën e Kavajës

    April 16, 2026

    Mësuesi në Maliq ndërron jetë papritur, gjendet pa shenja jete pas mësimit

    April 16, 2026

    Romanca në Ferma VIP merr kthesë të fortë/ Indri tërhiqet, Vanesa gati t’i japë fund lidhjes jashtë

    April 16, 2026

    Plas debati live/ Grida Duma përplaset me Alfred Lelën dhe e largon nga studio

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.