Meqenëse çekët mbetën një skuadër tejet e fortë në luftën mes fushës, trajneri i kombëtares sonë po mundohet të gjejë alternativa dhe të organizojë skuadrën, ku të fortifikohen mirë pikat më të forta të kundërshtarit.
Përveç dy mbrojtësve të qendrës, Kumbullës dhe Ismajlit, pritet të hyjë në skenë edhe Arlind Ajeti, nëse do të jetë e nevojshme.
Mbrojtësi i qendrës do të jetë si “Plan B” në mesfushë, por jo si titular.
Nëse Kombëtarja shqiptare do të përfundojë me rezultat pozitiv në pjesën e dytë gjatë ndeshjes në Çeki, Silvinjo mendon që të aktivizojë Ajetin si mesfushor për disa minuta, duke i shtuar centimetra këtij reparti./ PanoramaSport.al
LEXO EDHE:
FORMACIONI/ Asllani mban peng Silvinjon, ja si mund të rreshtohen kuqezinjtë ndaj Çekisë
‘Mallkimi’ që ndjek Kombëtaren? Silvinjos i prishen planet, shtohet lista e lojtarëve të dëmtuar


