Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në Fier, ku specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim shtetasin F.Ç., 29 vjeç, banues në qytet, pasi dyshohet se ka përplasur qëllimisht me automjetin e tij një çift bashkëshortësh.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mëparshëm mes palëve. Viktimat janë identifikuar si S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, E. N., 35 vjeçe.
“Po nga këta specialistë u shpall në kërkim shtetasi F. Ç., 29 vjeç, pasi ka përplasur qëllimisht shtetasit S. N. dhe E. N., me të cilët ka pasur një konflikt të mëparshëm. Po punohet për kapjen e tij,” njofton policia e Fierit.


