Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur së fundmi ku një i moshuar në zonën e Babrrusë në Tiranë ka rënë nga lartësia e banesës së tij.
Burimet bëjnë me dije se shtetasi ndodhet në ambientet spitalore.
Ndërsa thuhet po vijojnë hetimet për zbardhjen e potë të ngjarjes.
“Në Babrru, aksidentalisht, ka rënë nga lartësia e banesës së tij, shtetasi H. M., 69 vjeç. Ky shtetas aktualisht është në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes” njofton policia.


