Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    I morën jetën për një fjalë goje, qytetarja tregon: Mamaja e Martinit ulëriti kur mori atletet e tij në dorë

    November 19, 2024
    I morën jetë për një fjalë goje, qytetarja tregon: Mamaja e Martinit ulëriti kur mori atletet e tij në dorë

    Në një intervistë për gazetaren Kristi Gongo, në Top Channel, qytetarja e cila i dha ndihmën e parë të miturit, Martin Cani, na zbuloi më shumë detaje, pak çaste pas goditjes për vdekje së të miturit.

    “Momenti i parë ishte klithma njerëzore që ndodhi në rrugë dhe trupin tim e përshkoi kjo lloj klithme. Dola nga dyqani dhe shkova drejt turmës. Turma ishin njerëz kalimtarë tregtar dhe nënës shkollash. Ulërinin dhe nuk bënin asgjë, veç një djalë. Një tregtar i kishte vënë jastëk të koka, dhe një djalë që mbante gjakun me bluze dhe rrinin aty.

    Bërtita ulërita, të lutem thash ky nuk pret ambulancën, duhet të ikë urgjent, nuk pret ambulancës. Makinat që ishin rresht nuk donin, kishin mbyllur xhamin dhe vetëm shikonin.  Klithmat tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, askush nuk bëri video që ta shohim se çfarë po ndodhte.

    Mora makinën dhe e çova te trupi i djalit. Mora djalin, na ndihmuan dy burra të tjerë dhe e shtriva në makinë.  Në një moment ngela e vetme. Kristina ishte para me makinë, tha të vij unë. I thash duhet një burrë të na ndihmojë. Dola nga makina, iu drejtova o njerëz ju lutem një burrë. (Qan) Vjen një burrë ishte i traumatizuar, i dha frymë, i mbajti dhe plagën. Eca me shpejtësi, djalin e zgjova me klithmat e mija si nënë. ‘Bir i nënës zgjohu; i thash, ‘çohu se erdhëm për spital, t’i shpëtove ti u zgjove’ dhe ai u zgjua, ‘mami, mami tha’. ‘Bir i mamit thash mami s’të la vetëm jam me ty’.

    Vjen ambulanca, mblodha mendjen dhe thashë këta janë më të zotë se unë. E marrin djalin, djali lëvizte kokën, thoshte ‘mami, mami’. Isha nëna e tij në atë momente, thika ishte fatale në zemër. Një goditje ishte. Djali u zverdh dhe e pashë që ishte rëndë. Më mbajti me shpresa që u zgjua”, rrëfen qytetarja.

    Pati dalje të stafit mësimor?

    “Ishte momenti, mos ia vëmë fajin atyre as policisë. Për atë moment që ata u çanë më thikë nuk kishte ça bënte mësuesi brenda në klasë. Çfarë do bënte një zyshë nga kati i tretë?”

    Pate komunikim me prindërit?

    “Po vajta te Trauma, kisha me vete atletet e djalit. Prindërit i kishte njoftuar mësuesja kujdestare, nëna kishte qenë në punë. Kishte ardhur me rrobat e punës. Më tha që mësuesja i kishte thënë se ‘djali është te Trauma po shkoni urgjent’. Ata akoma ishin në shok, prisnin mos dilte gjallë. Babai punonte kamarier, nëna se di.”

    Çfarë ndjesie të dha komunikimi me prindërit?

    “Nëna kishte ngrirë komplet, nuk reagonte fare. Kur i dhashë atletet e djalit gri me pikat e gjakut, aty filloi të ulëriste dhe qante. Aty besoi që djali ka vdekur. Isha unë i thashë në vendin tënd, mos u mërzit. Nuk dha shpirt në asfalt.”

    LEXO EDHE:

    Vrasja e Martinit 14-vjeçar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

    “E ëma e priste në shtëpi për drekë”, ‘Ishte i mbarë, e ngacmonin të tjerët”- Flasin mes lotësh gjyshërit e shokëve të Martinit

     

    Mamaja e Martinit Martin Cani reagimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nis punën Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal, synohet balancim më i mirë i territorit

    June 13, 2026

    Arratiset gjatë funeralit të vëllait, shqiptari në kërkim prej gjashtë javësh në Australi

    June 13, 2026

    Gjenden mbetje njerëzore të varrosura në oborrin e një ish-mjeku, autoritetet nisin hetim të gjerë

    June 13, 2026

    Aksident në Dhërmi, katër persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.