Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Vrasja e Martinit 14-vjeçar dhe shembulli i një babai si Engjëlli!

    November 19, 2024

    Nga Klodiana Lala

    Martini 14-vjeçar nuk jeton më. Ai mbylli sytë përjetë nga një goditje me thikë në zemër. Aty, mu pranë rrethimit të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” që ai frekuentonte. Autori i dyshuar, shok shkolle me Martinin u arrestua nën dyshimet për “vrasje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

    Sherri mes tyre nisi për rrjetet sociale.
    Një dramë e madhe që ndodh përditë në shkollat shqiptare.

    Si nënë e dy fëmijëve që frekuentojnë shkollën publike, jam e mirëinformuar për cfarë ndodh realisht.

    Sa dramatike është situata më bullizmin, dyshimet për abuzime, dhuna e deri tek mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Shoh dhe raportoj ditë pas dite sesi shiten doza droge në ambjentet rreth shkollës duke u helmuar fëmijët, e sesi tregtohet alkool.

    Sherret nisin në bankat e shkollës, e për fat të keq përfundojnë me ngjarje tragjike jashtë dyerve të tyre. Mbart çdo ditë shqetësimin cfarë ndodh në shkollë me fëmijët e mi, me shokët e shoqet e tyre. Pas ngjarjes tragjike të Martinit, besoj çdo baba e nënë e ka kaluar nëpër mendjen e tij; po sikur të ishte fëmija im, Për tu kthyer tek Martini.

    Nuk e kam njohur atë. Babain e tij Engjëllin po. Ai punon prej vitesh si kamarier në një lokal përballë SPAK, ku unë ndalem thuajse cdo ditë. Një burrë i edukuar, punëtor dhe shumë qytetar. Kurrë su lodh së shërbyeri gjithkujt.

    Dje, si për ironi të fatit, ai i rrëfeu një të njohurës time, se më ne fund do të largohej drejt Amerikës. Do ta linte Shqipërisë, me shpresën për një jetë më të mirë për veten e familjen.

    Ja rrëfeu këtë detaje, teksa i shërbente kafenë. Ende pa u ngritur ajo nga tavolina, Engjëlli largohet i tronditur. I biri ishte vrarë. Mikesha ime më telefonoi e tronditur.

    Më tregoi bisedën. Si mbajta dot lotët. Engjëlli ishte një baba shembullor. Që u përpoq të përcillte te Martini, modelin e një njeriu që nuk ka turp nga puna, por përkushtohet me shpirt për të siguruar një jetë dinjitoze për familjen.

    Pavarësisht përpjekjeve titanike ai nuk mundi ta shpëtonte dot Martinin. Nesër në orën 14:00 do ta përcjellë drejt banesës së fundit. Nuk di ende nëse do të vendosë përfundimisht të largohet nga Shqipëria. Por, di që për vrasjen e Martinit e gjithë shoqëria është fajtore.

    Faji nis që nga familja, pastaj mësuesit, punonjësit socialë, psikologët në shkolla, oficerët e sigurisë, pushteti vendor, ministria e Arsimit si dhe policia.
    Ne si shoqëri nuk po mundemi dot të krijojmë modele të mira për fëmijët tanë.

    Të edukojmë brezin. Nuk po mundemi tu japim fëmijëve tanë një shpresë për të ardhmen. Shteti ka dështuar duke mos krijuar mekanizma mbrojtës.

    Sytë e pafajshëm të Martinit duhet të na trondisin të gjithëve. Të mos na lënë të flemë gjumë të qetë. Të reflektojmë thellë.

    Sot duhet të jemi të gjithë, nëna, babai, motra, vëllai i Martinit. Nëse këtë së bëjmë me urgjencë, nesër do të jetë shumë vonë. Mbrojtja e fëmijëve është emergjencë kombëtare!

    Klodiana Lala martini
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama nis vizitën zyrtare në Itali dhe Spanjë, takim me Melonin dhe me Sanchez në Barcelonë

    April 16, 2026

    Arrihet dakordësia mes ministrive dhe operatorëve, subvencion urbanëve për naftën

    April 16, 2026

    Kurti dhe Sorensen bisedojnë për integrimet evropiane

    April 16, 2026

    Zjarri në pallatin ‘Arlis’/ Dyshohet se flakët nisën nga pakujdesia e disa të miturve! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.