Në seancën e sotme gjyqësore, Beqaj u shpreh i bindur se gjykata i kishte dhënë pafajësinë por arsyejase pse ai ndodhet prara hekurave, sipas tij është SPAK.
Në fjalën e tij, Beqaj theksoi se SPAK nuk I ka dhënë vendimin e pafajësisë.
Ndërsa shtoi më tej se ai po akuzat po patur akuza konkrete. Ndërsa me ironi, në seancë shtoi se pa një akuzë të saktë që rëndon ndaj tij, ai po trajtohet si autoshkollë.
Pjesë nga seanca:
Avokati Ermal Yzeiraj: Unë jam i paqartë për akuzat, pasi prokuroria nuk e ka saktësuar akuzën sepse verbalisht thonë vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe grup kriminal ndërsa me shkrim është shpërdorim detyre. Unë jam i paqartë për çfarë do të mbrohem.
Beqaj: Unë jam përgatitur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Siç më ka arsyetuar për shpërdorim detyre dhe duhet të arsyetoj pse është vjedhje. Ju se keni thënë kurrë këtë akuzë, keni thënë vetëm fjalën pranojmë. Pa një formulim të saktë të akuzës nuk mund të përgjigjem, në 3 krerë të ndryshëm na kanë venë nene të ndryshme të kodit penal, ne jemi bërë si autoshkollë, unë nuk bëj dot mbrojte efektive pa një akuzë të shkruar.


